Kjo asht pamja e Tiranes për ardhjen e pranveres!

Mija njerëz vërshuen sot në Tiranë për të festu ardhjen e pranverës.

E shpallun festë zyrtare pikërisht në kulmin e tensioneve mes qeverisë së Fatos Nanos dhe opozitës së Sali Berishës, kjo ditë mbeti si nji simbol i perdorimit politik të festave.

Megjithatë askush nuk e trazoi këtë festë, e cila vazhdon të mbartë emocione pozitive dhe negative.

Tirana u zgju e zbukurueme për festë, megjithatë pati pikëpyetje për ato që në rrjetet sociale u quejtën ‘ngjyrime seksuale’ të festës.

Pemët e lyeme me ngjyrat simbol të komunitetit LGBT, apo edhe të tilla vepra si ajo në fotot e maposhtme, ishin të mjaftueshme për të ndez rrjetin.

Nga ana tjetër, disa media ngritën pikëpyetje për shpenzimet e festimeve.

Syri.net shkruen se Bashkia e Tiranës i ka akordu 7.8 milionë lekë pa prokurim për zbukurimet nji kompanie, të quejtun “Gjenerata e Re”.

Simbas tyne, kompania ka nji NIPT, por nuk ka dorëzu ende dokumentacionin e duhun në QKR.

Kjo kompani ka fitu po ashtu edhe dy projekte me vlera të nalta.