Tjetër modele për Leon

Asht 19-vjeçe, bukuroshe dhe nji prej engjujve të “Victoria’s Secret”. Leonardo DiCarpio nuk zhgënjen as këtë herë me zgjedhjen e tij.

Simbas mediave roze, e dashuna ma e re e fituesit të çmimit Oskar, asht sërish nji modele mjaft e bukur dhe shumë ma e re n’moshë se sa ai. Aktori i njohun u fotografue në shoqëninë e holandezes Chelsey Weimar në Los Angeles.

Edhe modelja ka postue disa foto në profilin e saj në Instagram, që doket t’jenë shkrepun në shpinë e Leos. Për momentin asnji prej të dyve nuk e komenton lidhjen, por e sigurt asht se Chelsey asht pikënisht prototipi i grues që mundet me i rrëmbye zemrën beqarit të famshëm të Hollivudit.

Holandezja sapo ka pozue për faqen e parë të revistës “Design Scene”, asht nji përdoruese besnike e rrjeteve sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj.

Në fillim të këtij viti, tabloidet raportuen per ndarjen e Di Caprios me modelen e “Sports Illustrated”, Kelly Rohrbach.