Toka mund të goditet nga nji asteroid. Video ku mund ta shihni Live

NASA e ka ‘humb’ nji asteroid me madhësi të nji bombarduesi B2 që pritet të kalojë pranë planetit sot, e që edhe mundet të godasë Tokën vitin që vjen.

Kjo ngjarje asht tue u shfaq live.

‘Asteroidi Afër Tokës’ ishte zbulu në vitin 2013 dhe asht në nji rrugë të panjohun saqë NASA kishte mendu se do t’i afrohej Tokës shumë afër me 5 Mars.

Ekspertët janë shumë të pasigurt për rrugën e këtij asteroidi saqë thonë se ai mund të kalojë 11,000 milje afër tokës, ose edhe 5 ose 6 milion milje larg Tokës.

Mirëpo, ekspertët nuk e perjashtojnë mundësinë që ky asteroid të na godasë në Shtator të vitit 2017.

Nji zyrtar i Slooh ka thanë: “Mundësitë janë 1 në 250 që asteroidi do e godasë Tokën me 28 Shtator të vitit 2017, ose edhe 1 në 3 mbasi faktet po ndryshojnë”.

Problemi kryesor asht që NASA nuk di shumë rreth asteroidit që mbrenda pak ditëve do të kalojë shumë afër Tokës.

Pasojat e këtij asteroidi që mund të futet n’atmosferën tonë mund të jenë shumë katastrofike.

Disa spekulime thonë që NASA asht tue e mshef këtë rrezik potencial nga frika se njerëzit do humbasin qetësinë.

Sidoqoftë, NASA ka publiku nji postim në rrjetin social ‘Twitter’ ku thuhet se Toka asht e sigurt nga asteroidët për të paktën edhe 100 vitet e ardhshme.