Trenjakët qe po çudisin edhe mjekët me ngjashmëninë e tyne!

Nëse i thue nji grueje se do të lindë trenjakë, nuk do të jetë aspak e lehtë.

Mbasi ajo duhet të kujdeset në të njajtën kohë për 3 vogëlushë.

Por këta trenjakë kanë çudit edhe mjekët për shkak të ngjashmënisë së madhe.

“Daily Mail” shkruen se Becki Jo Allen nga Liverpool solli në jetë tre femi mashkuj, Roko, Rohan dhe Roman.

Femijët janë të ngjashëm në çdo detaj, nji gja e rrallë te trenjakët.

Mbas analizave dhe studimeve të ndryshme, edhe mjekët konfirmuen se ata janë identikë me njani-tjetrin.

Nana e tyne 23-vjeçare nuk ngurron të mburret me ta në rrjetet sociale tue hedh herë mbas here foto.

“Në fillim nuk munda ta besoja. Nuk kisha imagjinue të kisha binjake, jo trenjakë. Na nuk kemi asnji në familje që të ketë lind binjakë apo trenjakë”, asht shpreh nana.

Mbas 6 javësh në spital, tashma ata ndodhen në shtëpi.

23-vjeçarja asht shpreh se djemtë e saj kanë nisë me tregue karakteristikat e ndryshme.

 

2-3njaket

 

3-njaket

 

4-njaket

 

5-njaket

 

6-njaket