Tronditëse: 2-vjeçari tërhiqet nga nji aligator

Disney World duhet me qenë vend i andrrave për tanë fmitë, por nuk ndodhi kështu për nji 2 vjeçar, i cili mbasi ra në ujë u tërhoq nga nji aligator. Ende nuk dihet fati i vogëlushit.

Ishte pikërisht baba i tij, i cili dha alarmin e humbjes së djalit. Ndërsa, vogëlushi po luente, aligatori e tërhoqi për mos me e kthye ma.

Baba i tij i përpoq me shkëputë, por ishte e pamundun. Simbas dëshmitarëve, aligatori ishte i gjatë rreth 2 metra. Autoritetet vazhdojnë kërkimet edhe me ndihmën e helikopterëve, por ende asnji lajm për vogëlushin.