Tronditëse: Gorilla po e mbronte fëmiun dhe i preku dorën kur e vranë

Disa pamje të reja tronditëse tregojnë se gorilla Harambe po e mbronte fëmiun katër vjeçar, i cili ra në kafazin e tij, disa minuta përpara se me u qëllue dhe të vritej.

Pak çaste ma vonë, gorilla 17-vjeçare u qëllue për vdekje nga stafi i kopshtit zoologjik për me mbrojtë djalin që kishte ra mbrenda rrethimit të kafshës.

Dëshmitarë të ndryshëm thanë se gorilla nuk po sillej në mënyrë agresive ndaj djalit.

Pretendohet se ulërimat e atyne që e panë situatën e futën në panik kafshën, tue e ba ate që me marrë fëmiun me vete në nji vend të sigurtë me pakë ujë.