Trump humbi debatin por qysh e fitoi zemrën e këtij shqiptari

Kandidatët presidencialë për zgjedhjet në SHBA u përplasën në lidhje me punësimin, terrorizmin dhe të tjera tema në nji debat të ashpër televiziv.

Ky ishte debati i parë televiziv mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton.

Sondazhet sugjerojnë se Clinton doli e fitueme nga debati.

Mendohet se 100 milionë njerëz e ndoqën debatin në SHBA, tue e ba atë debatin ma të shikuem në historinë televizive.

Por si zakonisht në këto historitë e mëdha del nji shqiptar që kërkon me qenë në qendër të vëmendjes.

Kështu, nju taksist shqiptar asht ba i famshëm në botë mbasi mediat e hueja, që nga Italia, Gjermania e SHBA i kanë kushtue nji shkrim.

Taksisti Uljan Kolgjegja e ka dekorue kerrin e tij me foto të Donald Trump.

Ai thotë se e ndermori këtë veprim mbasi kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se Trump ka me qenë nji kercënim real për marrëdhaniet shqiptaro-amerikane.

Kolgjegja, që punon prej 13 vitesh si taksist, thotë se puna i asht shtue ndjeshëm mbas dekorimit të taksisë.

Ai beson se Trump ka me fitue me 60 përqind.

 

Albania Trump Fan

 

Albania Trump Fan