Trump nuk guxon me lëshue në fushatë kangën ”We Are the Champions”. Queen ja ndalon!

Grupi britanik i rokut Queen po merr masa ligjore për me ndalue kandidatin Donald Trump me përdorë kangën e tyne “We are the champions” gjatë fushatës elektrorale. Trump së fundi ka përdorë kangën para nji fjalimi të Marten në mbramje.

Gitaristi Brian May u shpreh se këto masa po merren mbasi nji numër fansash janë ankue për përdorimin e kangës në fushatën elektorale.

“Reagimi im që Trump me përdorë muzikën tonë? Na asnjiherë nuk kemi me lejue. Na po marrim masa që kjo mos me ndodhë. Përveç qëndrimit tonë ndaj platformës së Trump, na asnjiherë nuk kemi pasë si qëllim që muzika jonë me u përdorë si nji mjet politik. Muzika jonë shpreh andrrat dhe besimet tona, por asht vetëm për ata që duen ta ngojnë dhe shijojnë” u shpreh May.

Krahas Queen edhe grupi tjetër Rolling Stones dhe Aerosmith i kanë ndalue kandidatit republikan me përdorë muzikën e tyne gjatë fushatës elektorale.