Trump nuk tërhiqet nga gara: Por ç’ka thotë për të bijën ka me ju shokue!

Kandidati republikan për president të SHBA’ve, Donald Trump, deklaroi se nuk do të tërhiqet nga gara, mbasi mediat publikuen nji video të vitit 2005, me komente denigruese ndaj femnave.

Trump po fliste privatisht me nji gazetar, ndërsa mikrofoni që kishte në trup regjistronte.

Në regjistrim ai thotë: “Gratë e bukura më tërheqin menjiherë, si me magnet dhe filloi me i puth. Nuk më pritet, i puth menjiherë”.

Dhe ma tej vazhdon: “Kur je i njohun, ato të lanë me ba ç’të duesh”.

Trump vazhdon me komente të tjera vulgare se si u kërkon favore seksuale grave, tue folë në mënyrë shumë të hapun.

Video e tij ka shkaktue shumë zemërim te republikanët.

Por Daily Mail shkruen se Trump ka ba komente fyese edhe për të bijën, Ivanka.

Teksa intervistohej në vitin 2004, miliarderi, që në atë kohë ishte 58 vjeç, thotë se vajza e tij 22-vjeçare asht e bukur.

“A mund të them se ka alamet b…”, e pyeti prezentuesi Howard Stern.

“Po,” ju përgjigj Trump.

Dy vite ma vonë ai diskutoi me ta njajtin prezentues për gjoksin e të bijës.

Stern tha se Ivanka duket shumë e bashme.

“Mos ka ba operacion gjoksin,” e pyeti ai.

“Jo. Ajo gjithmonë ka qenë e kolme,” tha Trump.

Ai tha se vajza e tij asht e bukur, madje do të dilte me të, nëse nuk do ishin nji familje.

“Nëse nuk do ishte bija ime, ndoshta do të dilja me të”.

I pyetun nëse do të shkonte me nji 24-vjeçare, 60-vjeçari Trump tha: “Oh, absolutisht”.

“Nuk do e kisha problem. Nuk njoh kufij kohorë”.

Në vitin 1997, tue folë persëri për Howard Stern, Trump tregoi se si e ka humb virgjëninë.

“Ishte nji vajzë e re. Ishte shumë e bukur. Ishte nji vajzë e vogël e nxetë në shkollë të mesme ose në shkollën e gramatikës, nuk e di. Ishte seksi. Nuk e kam pa ma”.

I pyetun nëse ka ba seks treshe, Trump tha në vitin 2008: “A nuk e kemi ba të gjithë?”.

I pyetun nëse ka ba seks me femna gjatë ciklit menstrual, Trump tha: “Epo kam qenë atje. Të gjithë kemi qenë. Ndonjiherë shkojmë aty gabimisht”.

 

2-trump

 

3-trump

 

4-trump

 

5-trump

 

6-trump

 

7-trump