Turizmi seksual – Ku janë vendet e preferueme të femnave që kërkojnë pushime ndryshe

Turizmi seksual nuk asht vetëm mashkullor. Studimet e fundit tregojnë se edhe femnat e moshave të ndryshme udhëtojnë në vende të njoftuna për bukurinë mashkullore. Simbas të njajtave studime, ky lloj turizmi ka ardhë në rritje tue fillue nga vitet ’80 e ma vonë.

Studiueset, Deborah Pruitt dhe Suzanne LaFont, thojnë se mbas vitit 1995 pati nji “boom” të femnave që kërkojnë pushime dhe seks njikohësisht.

Vendet ma të preferueme simbas tyne janë Caraibet, por edhe Lindja e Mesme dhe Afrika Perëndimore. Drejt këtyne vendeve shkojnë rreth 600 mijë femna në vit për motive seksuale.

Susan Frohlick shkruen se janë të shumta femnat që pëlqejnë të “ikin” shumë larg për me u tranue sadopak. Aty ato munden me gjetë edhe mashkuj që munden m’i pague si prostituta.

Në nji intervistë të publikueme, njani prej këtyne mashkujve në Afrikën perëndimore thotë se “çika nga Quebec’u janë të shumta që shkojnë me pushime edhe për seks”. Simbas tij, mashkujt me ngjyrë kanë emën të mirë për atë që bajnë në krevet.