U dha lamtumira për Prince

Trupi i artistit amerikan Prince, u djeg në nji ceremoni të vogël e private në Minneapolis të SHBA’ve.

Ceremonia përkujtimore private u ndjek nga familjarët dhe miqtë e ngushtë të kantautorit, në Paisley Park, që ishte shtëpia e muzikantit për disa dekada.

Artisti u gjet i pavetëdijshëm në nji ashensor të shtëpisë së tij me 21 Prill dhe u shpall i vdekun disa orë ma vonë.

Vdekja e Prince mbetet ende e panjohun dhe rezultatet e autopsisë kane me marre kohë ma s’paku katër javë, por u raportue se s’bahet fjalë për vetëvrasje.

 

prince1