U gjet nji trup i pajetë në jaht, gjermani ishte kthye në mumie

Nji trup i pajetë i nji aventurieri gjerman u gjet në jahtin e tij të braktisun në fundjavë, në brigjet e Filipineve jugore.

Manfred Fritz Bajorat 59 vjeçar, u zbulue nga dy peshkatarë në jahtin e tij, në Oqeanin Paqësor në brigjet e qytetit Barobo në Surigao del Sur. Ata thanë se ai ishte kthye si nji mumie.

59 vjeçari kishte ndërrue jetë i ulun afër radios së telefonit, sikur të ishte tue ba përpjekje për me ba nji telefonatë të fundit për me shpëtue veten.

Christopher Rivas 23 vjeç, nji banor i P-4 Poblacion në Barobo, ishte tue peshkue bashkë me nji mik rreth 40 milje nga bregu, kur ai dalloi jahtin e bardhë që lundronte.

Jahti i gjatë 12 metra, i quejtun “Sayo”, kishte 20 vjet që ishte prodhue dhe shëtiste nëpër oqean. Brenda kabinës, pjesa ma e madhe e së cilës ishte nën ujë, u gjetën albume foto e rroba të shpërndame.

Policia asht tue ba përpjekje me i gjetë njerëzit e fundit, me të cilët ka bisedue ai.

 

mumie1 mumie2