‘Ujqit e Natës’ të Putinit marrshojnë në 5 vende të Ballkanit!

Klubi ma i madh i motoçiklistëve në Rusi, “Ujqit e Natës”, të famshëm për lidhjet e tyne me Presidentin, Vladimir Putin, kanë me nisë nji turne ditën e nesërme të quejtun “Slavic World Tour 2016”, i cili ka me kalue mes shumë vendeve të Ballkanit për të mbërri në destinacion, qytetin sllovak të Nitras.

Marshimi, i cili ka për qëllim “forcimin e dialogut mes popujve sllavë’, ka me nisë nga Rusia dhe ka me ndalue në 12 vende t’Europës Lindore.

5 prej tyne janë vende të Ballkanit: Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi dhe Bullgari.

“Ujqit” janë themelue nga Kremlini dhe kanë lidhje të forta me Kishën Ortodokse Ruse.

Në Serbi, ata njihen për mbështetjen e tyne të fortë për serbët e Kosovës.

 

2-putiniiiujqitt