“Unë jam gay”, deklarata e guximshme e biznismenit shqiptar

“Unë drejtoj nji qendër punësimi, por mbi te gjitha unë jam gay”. Sipërmarrësi Elton Iliriani deklaroi publikisht dje orientimin e tij seksual si dhe u shpreh për vështirësitë që ka ky komunitet në Shqipni.

Ai ka lind në Tepelenë dhe ka tregue se gjatë jetës asht përball me vështirësi të ndryshme, lidhur me pranimin e familjes, për sa i takon orientimit të tij seksual.

Ai ka kërkue në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit ndaj homofobisë që me u pranue realiteti, për ata qe nuk folin hapun mbi këto sjellje seksuale.

Deklarata e tij u ba në aktivitetin për Indeksin e punësimit ku u dhanë çmime për biznisin që ka politikë antidiskriminimi.

Gjithashtu, në një postim në Facebook, Ilirjani shkruen: “Me 17 Maj te vitit 1990, Organizata Botnore e Shendetesise e hoqi homoseksualitetin nga lista e semundjeve mendore. Arritjet e sotme nuk duhet me na ba me harrue qe ka me na prit nji rrugetim i gjate per me arrit ate qe te tjeret e marrin si te mireqene, LIRINE per me qene vetja”.