“Une kam qenë dashnorja sekrete e Helmut Kohl”

beatrice

Ka heshte gati 20 vjet, por sot, diku ngat 60’tave, kur s’ka çka me hupe, Beatrice Egervári-Herbold ka vendos me fole e me i kallxue botes:

“Une kam qenë dashnorja e msheft e Helmut Kohl”.

Kete rrefim ajo e ban ne tablloidin me tirazhin ma të madh në Gjermani, “Bunte”, e cila këtë javë ka dalë në kioska me kopertinën kushtue aferes që zgjati katër vjet, prej vitit 1995 deri me 1999 dhe u mbajt e msheft sepse kishte fillue kur të dyte ishin të martuem dhe ish kancelari Kohl drejtonte Republikën Federale të Gjermanisë në një kohë vendimtare për ndërtimin europian dhe shembjen e Murit të Berlinit.
Beatrice, e cila ilustron historinë e saj me fotot e çiftit, tregon se u takuen në vitin 1990 në saunën e Hotel St. Georg, në qytetin austriak Bad Holfgastein kur ajo shkoi me burrin e saj dhe Kohl, gjithmonë me probleme mbipeshe, shkonte shpesh me shoferin e tij besnik Ecki Seeber.

herbold2

“Helmut Kohl më liroi vend në stolin e saunas, më ftoi me u ule  përkrah tij. Ishte nji takim i natyrshëm, pa komplikime”, kallxon Beatrice, e cila atëherë ishte 31 vjeç dhe pos bukurisë, spontaniteti i natyrshëm e joshi kancelarin. Kontaktet mes tyne  u përsëritën gjatë darkave, në bar apo në shëtitje, takime të parëndësishme që përfunduen me shkëmbimin e adresave.
Flirtuen dhe në vitin 1995, Beatrice u kthye në St. Georg për nji kurë stresi, këtë herë pa burrin e saj. Kohl bani të njajtën gja dhe këtë herë i dhuroi diçka shumë të veçantë, mollën e kristaltë që i kishte dhuru Presidenti francez Jacques Chirac në takimin që kishin pas disa ditë ma heret në Strasburg, selinë e Parlamentit Europian.

“Ishte e mrekullueshme. U deshtëm shumë”, kujton Beatrice, e cila ende e ka mollën, me dedikimin përkatës.
Takimet  u intensifikuen në mes 1996 dhe 1998, periudhë në të cilën Helmut Kohl, simbas Beatrice, aktualisht agjente imobilare, e vizitonte çdo tetë ditë. Telefonatat ishin të përditshme. Në atë kohë, ajo ishte nda prej burrit te vet, sepse “situata u ba e vështirë dhe Kohl e ndihmoi me i kapërcye këto vështirësi. Ma shumë se njiqind herë vizitoi ish kancelari dashnoren e tij në shtëpinë e saj në Wiesbaden.

”Ishim dy gjysma, dy shpirta binjakë”, thotë Beatrice, nji nga ata pak njerëz që kane mujt me telefonue direkt shefen e kabinetit të Kohl, Juliane Weber, për të cilën gjithmonë asht thanë se ka pas nji marrëdhanie përtej profesionales me kancelarin dhe të gjithë e konsideronin si zoja e re e Kohl, kur ky mbas shtatë vjete, i ndame prej grueje, shpalli martesën në vitin 2008.
Megjithatë fatlumja ishte Maike Richter, 31 vjet ma e re se ai. Beatrice kujton se shumë pak ishin në dijeni të historisë së saj me Kohl, nji rreth shumë i ngushtë dhe mes tyne, shoferi i kancelarit dhe Weber, e cila pa ba pyetje i kalonte menjiherë telefonatat.  Pamvarësisht njerëzve besnikë që Kohl, njeriu ma i pushtetshëm i Europës kishte ndërtue rreth tij, Beatrice gjithmonë asht çudite që grueja e dashnorit të saj,  Hannelore, nuk dyshonte për tradhtitë e tij: “Mos u shqetëso për këtë, gjithçka e kam rregullue”, thotë ajo se i pergjigjej Kohl.
Marrëdhania përfundoi në vitin 1999, disa muej pasi Kohl humbi zgjedhjet dhe i dorëzoi kancelarinë Social Demokratit Gerhard Schröder, nji frakturë e dyfishtë që simbas Beatrice “e çoi në trishtim të thellë”.

U panë për herë të fundit në vitin 2000. Kanë kalue pothuejse dy dekada, vite në të cilat biografia e Helmut Kohl asht e mbushun me hije. Kohl tashma 86 vjeç, po përballet me parregullsi financiare në partinë e tij, me fëmite që pati me Hannelore, gruen e tij në mes të 1960 dhe 2001, kur kjo, e smute, depresive dhe vetëm, vendosi me i dhane fund jetës në 2001.
Në kujtimet që Beatrice ka për Kohl, shihen vetëm yje dhe nji dëshirë e madhe që ajo ka për me takue prape.

“Kisha dashte me takue prape dhe besoj se kujtimet që ai ruen prej asaj dashnie janë shumë të bukura”, thotë Beatrice.

Zyra e Kohl nuk ka reague ndaj ketij rrefimi të Beatrice.