UNESCO për 8 Mars: Qëndrimet seksiste shumë të përhapuna në tekste shkollore. Gjys miliardë gra s’dijnë shkrim e lexim

Për UNESCO’n, qëndrimet seksiste janë të shumta në tekstet shkollore që përdoren në vendet në zhvillim, raporton BBC.
Organizata e Kombeve të Bashkueme, tue e shënue Ditën Ndërkombëtare të Grave, thotë se stereotipet negative damtojnë arsimimin e vajzave.

E simbas organizatës, shumë shpresh figura e femnës paraqitet veç si objekt.

unesco
Çka asht Dita Ndërkombëtare e Grues?

Dita Ndërkombëtare e Gruas u mbajt me 8 Mars që nga viti 1913, dhe asht e njohun nga Kombet e Bashkueme që nga viti 1975. Si temë e ditës në këtë vit ishte barazia gjinore në tanë globin.

UNESCO, ka ba fushatë për me sigurue arsim për dhetra miliona fëmi pa qasje në shkollë – për shumë vende të varfna që shumë vajza kanë shanse me humb shkollimin.

Ky raport thekson sesa shpesh figura e femnës keqpërdoret në tekstet shkollore, dhe paralajmëron se kjo kufizon shpresat për nji karrierë të suksesshme për vajzat.

Ata thonë se diskriminimi gjinorë në tekste s’asht nji shtytës për me ndryshue qasjen ndaj grues.

UNESCO, i ka ftue njerëzit me dërgue shembuj të ndryshëm nga tekstet që janë seksiste apo që cënojnë të drejtën themelore të grues.

Gjithë ata që dërgojnë shembuj duhet me ba hashtag #BetweentheLines në rrjetin social Twitter.

unesco2
Në shembujt e teksteve të vendeve si në Azi e Afrikë, raporti thotë se zakonisht burrat në tekste përshkruhen si udhëheqës të bizniseve, pronarë të dyqaneve, inxhinierë, shkencëtarë dhe politikanë, ndërsa gratë mbeten vetëm në rolin e amvises.

Përveç kësaj, studimi thotë se tekstet përshkruejnë shumë ma shumë burrat se grate.

Gjithashtu, në raport thuhet se pabarazia gjinore dhe varfnia janë të ndërlidhuna me gratë në vendet e varfna, veçanërisht në Afrikë.

Gjys miliardë gra në botë nuk dijnë shkrim e lexim.

 

unesco3