Ushqimet që e shtojnë forcën e mashkujve n’krevet

Leslie Bonci (drejtoresha e dietologjisë në Universitetin e Pitsburg’ut në SHBA) dhe Shari Lieberman (shkencëtare nutricioniste) janë dy eksperte për atë se çka duhen me konsumue mashkujt në mënyrë që të rritin qëndrueshmëninë e tyne në shtrat.

Mes tyne nuk ka asgja të habitshme, por janë ushqime, me të cilat kalojmë edhe kohën, si për shembull farat e kungullit.

Qe kush janë ato:

Frutat dhe perimet – Nuk kanë yndyrna dhe kjo ndihmon në shmangien e bllokimit të arterieve,tue na hekë merakun për smundje të zemrës dhe për problemet me ereksionin.

Lajthitë – Janë të pasuna me argininë, që ndihmon në sintezën e oksidit nitrik, nji përbamës i organizmit që asht përgjegjës për ereksionin.

Farat e kungullit – Përveçse të pasuna me zink, farat e kungullit kanë edhe antioksidantin selenium dhe vitaminën E, që i bajnë mirë arterieve.