Ushtarët perdhunuen njani-tjetrin si pjesë e nji ceremonie!

Ushtarët e nji baze ushtarake britanike i detyruen rekrutët e rijë të perdhunojnë njani-tjetrin si pjesë e nji ‘ceremonie’ pranimi, raporton Daily Mail.

Dy ushtarët e ri u detyruen të poshtnojnë njani-tjetrin, ndërsa ushtarët e vjetër shijonin skenat.

Ushtarët, 23 dhe 28 vjeç, ishin udhëzu të banin dush dhe të vinin për nji pije, nderkohë që shihnin nji ndeshje regbie.

Por mbasi konsumuen alkool, situata u ndez.

Rekrutët e ri ishin nën presion për të heq rrobat.

Më pas ata u detyruen të bajnë seks.

Videot e këtij momenti u postuen në rrjetet sociale.

Ushtria ende nuk ka ba nji koment.