Ushtari britanik fitoi llotarinë po s’largohet nga puna!

Nji pjesëtar i SAS asht zotu se do të vazhdojë me i sherbye vendit të tij edhe pse ishte ba milioner mbasi kishte fitu në llotari.

Pjesëtari i Forcave Speciale të Britanisë së Madhe, të cilit nuk i asht ba i ditun emni, por që thuhet se asht në të tridhjetat, ishte ba “ushtari ma i pasun i skuadrës”, mbasi kishte fitue llotarinë prej 1 milion funtesh.

Pjesëtari i SAS, i cili asht i martuem, mbas fitimit të llotarisë i kishte ftue bashkëpunëtorët e tij për pije, para se t’i dërgonte paratë e tij në fondin pensional.

Fituesi i llotarisë kishte vendos të mos bante publike nji gja të tillë.
Gjithashtu kjo gja ishte ba edhe për shkak të pozicionit të tij në SAS.

Nji burim i afërt me të, në bazën në Hereford, ka thanë për mediat e hueja se “ai e don aq shumë punën e tij dhe deshiron të mbetet aty”.

Ai i cili ka luftu kryengritësit talibanë n’Afganistan, ishte nji ushtar i rregullt përpara se të bashkohet me SAS, 5 vjet ma parë.

Ai vlerësohet si fituesi ma top-sekret i llotarisë në shekullin 21.