Vajza ishte tue e xhirue veten kur u vra nga vrasësi në Orlando

Nji prej viktimave të masakrës së Orlandos filmoi momentin kur terroristi Omar Mateen nisi me qëllue gjatë masakrës te klubi i natës Pulse të Diellen.

Amanda Alvear, 25 vjeçe, e ka shpernda videon me miqtë në Snapchat.

Gjatë natës ajo kishte publikue disa video tue kcye, ku dokej tue valllezue me muzikë latine bashkë me miqtë e saj.

Por, në videon e fundit në profilin e saj, nata kthehet në nji skenë tmerri. Amanda përpiqet me shpjegue në kamerë se çfarë po ndodh, teksa në sfond ngohen të shtanat.

Tepër e trishtueme në ftyrë, ajo pëshpërit “po qëllojnë” dhe mandej video ndërpritet.

Të Hanen, Amanda u konfirmue si nji prej 49 viktimave që u vra gjatë krimit masiv ma të madh të historisë amerikane.