“Varka e Dragoit”, then rekordin botnor “Guinness”

Varka e drunit, e cila njihet si “Varka e Dragoit”, asht e gjatë 77.8 metra. Varka peshon plotë 12 tonë dhe asht e përbame nga ma shumë se 860 lloje të ndryshme druni.

Nji total prej 1600 burrave në gjendje të mirë fizike arritën me tërheqë me vështirësi drejt lumit në kontenë e Shibing’ut, në veriperëndim të Kinës, në provincën Guizhou. Atyne iu desh ma shumë se 1 orë tue e tërheq, nji ecje prej afërsisht 1 km rrugë për me lëshue mandej varkën në ujë. Kjo varkë pritet me vendosë nji rekord të ri në librin e rekordeve botnore Guinness si varka ma e madhe prej druni në botë ndaj edhe pritet konfirmimi zyrtar.

Mijëra vizitorë vendas dhe të huej qëndruen pranë varkës për me pa nga afër këtë organizim spektakolar.

Për me krijue këtë varkë të madhe druni, Zhang Xianrenit dhe 8 ndihmësve të tij, iu deshën 2 muej kohë, vetëm për me ndërtue e mandej për me lye e pikturue. Ata përdorën 188 pjesë Cunninghamia, pemë klasike kineze dhe kanë kalue 1 javë në pyje për me mbledhë drunin e nevojshëm dhe nji javë tjetër në përfundim për me i dhanë varkës formën e dëshirueme.

Varka ka me qenë pjesë e festivalit të dragoit që nisë me 9 Qershor këtë vit.