Vdes aktori i njohun, mbytet në lum, policia: Menduem se ishte tue aktrue

Një fund tragjik ka pasë aktori brazilian Domingos Montagner. Mediat braziliane shkruejnë se aktori ka humbë jetën tragjikisht në sheshxhirim, ku po xhirohej telenovela “Velho Chico”.

Aktori 54­ vjeçar, mbasi kishte mbarue xhirimet, ishte futë në lumë për të notue së bashku me kolegen e tij, Camila Pitanga, por asht rrëmbye nga rrjedha e lumit dhe ka humbë jetën.

Aktorja Camila Pitanga kishte kërkue ndihmë, por policia vendase nuk ndërhyni për me pshtue 54­ vjeçarin, mbasi menduen se aktorët po xhironin nji skenë filmi.

Mandej, policia nxori trupin e Montagner, rreth 300 metra larg vendit ku ishte mbytë. Aktori i njohun i telenovelave, Domingos Montagner ka lindë në San Paolo dhe para se të bahej aktor punonte në cirk. Ai ishte i martuem prej 14 vjetësh me aktoren Luciana Lima, me të cilën kishte 3 fëmi.

Vendi ku po notonte aktori njihet si nji ndër zonat ma të rrezikshme në qytetin e Caninde dhe zakonisht shmanget nga vendasit. Nji person mbytet pothuejse çdo vit tue fillue në këtë zonë, ndërsa vdekja e aktorit të njohun brazilian ka tronditë kolegët dhe fansat e tij, të cilët e kanë shprehë trishtimin në rrjetet sociale.