Vdes anëtari i pestë i ‘Beatles’

Ka ndrru jetë ne moshën 90-vjeçare producenti i The Beatles, George Martin.

Muzikanti asht quejt si anëtari i pestë i grupit mbasi ishte ai që i ndihmoi ata kur shtëpitë e tjera muzikore i kthyen kurrizin.

Martin firmosi kontratë me Beatles në vitin 1962 dhe posa nisi të punojë me grupin ai u ba producenti ma i famshëm dhe ma me ndikim në botë.