Vdes çika e ish presidentit të Uzbekistanit, e kishin helmue (foto)

Çika e ish-diktatorit Islam Karimov, Gulnara ka vdekë si pasojë e helmimit, simbas autoriteteve nga Uzbekistani.

Raportimet për ish-miliarderen, e cila u mbyll në nji spital psikiatrik që në vitin 2013 nga mbasardhësi i babës së saj, nuk munden me u verifikue menjiherë.

Simbas disa burimeve, 44 vjeçarja u mbajt nën arrest shtëpiak, e ndërkohë nji raportim tjetër sugjeroi se ajo ishte dëbue në Izrael.

Karimova u ndalue me marrë pjesë në funeralin e babës në Samarkand në Shtator të këtij viti dhe qysh atëherë miqtë kanë ngritë shqetësime për fatin e saj.

Nji website lajmesh i Azisë Qëndrore pohoi se nji burim anonim në Shërbimin e Sigurimit Kombëtar Uzbek SNB tha se Gulnara vdiq në Tashkent në 5 Nandor.

Gulnara Karimova
Gulnara Karimova
Bill Clinton attends amfAR's Cinema Against AIDS 2009 dinner at the Hotel du Cap during the 62nd Annual Cannes Film Festival on May 21, 2009 in Antibes, France.
Bill Clinton attends amfAR’s Cinema Against AIDS 2009 dinner at the Hotel du Cap during the 62nd Annual Cannes Film Festival on May 21, 2009 in Antibes, France.
Gulnara Karimova
Gulnara Karimova