Vdes në moshën 82 vjeçare legjenda Leonard Cohen

leonard-cohen

Leonard Cohen, kangëtari dhe kompozitori me ndikim të jashtëzakonshëm, puna e të cilit shtrihet në gati 50 vjet, vdiq në moshën 82 vjeçare.

Sony Music Canada e ka konfirmue vdekjen e tij ne faqen e kangetarit ne Facebook, transmeton Rrokum.TV.

“Me dhimbje të thellë raportojmë se poeti legjendar, kompozitori dhe artisti, Leonard Cohen ka vdekë”, shkruhet në deklaratë.

“Na kemi humbë nji nga largpamëit ma të nderuem të muzikës. Përkujtimi ka me u zhvillue në Los Angeles në nji datë të mavonshme.

Familja kërkon privatësinë gjatë kohës së tyne të pikëllimit.