Vdes n’moshen 72 vjeçare Frank Sinatra Jr

Frank Sinatra Jr, i biri i legjendës së muzikës, i cili kishte nji karrierë të gjatë muzikore, u nda nga jeta këtë të Merkurë në moshën 72 vjeçare.

Lajmi i hidhun asht ba i ditun nga menaxheri i tij, Andrea Kauffman.

Ai tha se Sinatra ndrroi jetë në nji spital, në Daytona Beach, Florida, ku do të mbante nji koncert.
Nancy Sinatra shkroi në profilin e saj të Facebook pak ma vonë se vëllai i saj ndrroi jetë mbas nji ataku kardiak.

Frank Sinatra Jr ndoqi rrugën e të atit në muzikë, ndërsa ma vonë u ba edhe dirigjent.

Ai u rrëmbye nga anëtarë të nji bande kur ai ishte 19 vjet në nji kazino në Lake Tahoe.

Babai i tij, Frank Sinatra, pagoi 240,000 dollarë për lirimin e djalit të tij, por shuma e parave ju kthye mbas arrestimit të autorëve. /CNN/