Vdes nobelisti hungarez Imre Kertesz

Imre Kertesz

Novelisti hungarez dhe i mbijetuemi i Aushvicit, Imre Kertesz, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2002, ka ndërrue jetë në moshën 86 vjeçare.

Agjencia shtetnore e lajmeve MTI e ka citue botuesin e tij të ketë thanë se Imre Kertesz ka ndërrue jetë sot, mbas nji sëmundje të gjatë.

Kertesz fitoi çmimin Nobel për portretizimet e kampeve naziste, të cilësueme si “e vërteta përfundimtare” se sa poshtë mund të bien qeniet njerëzore.