Veç për trimat

Nji vend i “tmerrshëm” për turistët asht hapun n’afërsi të Pekinit vetëm nji ditë ma parë.

Nji platformë xhami asht vendosun në maje të nji shkambi në nji zonë piktoreske. Pamja që ofrohet për turistët asht me të vërtetë e mrekullushme, por në të njajtën kohë edhe e frigshme, mbasi gjithçka doket poshtë nga ku naltësia asht rreth 400 metra.

Vizitorët e parë doket se ishin të ndamë, nji pjesë tmerroheshin me pamjen, ndërsa të tjerë shfrytëzonin rastin për me realizue foto të jashtëzakonshme.