Vendimi i çuditshëm i nji hoteli në Kinë për myslimanët!

Policia në Kinë ka urdhnue hotelet që të refuzojnë turistë nga pesë vendet ma të mëdha myslimane në botë.

Disa hotele në qytetin e Guangzhou, kanë thanë se ata kanë marrë lajmërime nga policia në fillim të Marsit, ku urdhnoheshin që t’i kthenin mprapsht turistët që vinin nga Pakistani, Siria, Iraku, Turqia dhe Afganistani.

Ministri i Jashtëm i Kinës, shprehet se nuk ka ndegjue kurrë për këtë politikë që po praktikohet në vendin e tij, mirëpo punëtorët e disa hoteleve e kanë konfirmue urdhnin për këtë ndalesë.