Venë a birrë, cilën e konsumojnë ma shumë shqiptarët?

The Independent e ka publikue nji artikull ku i tregon vendet në Europë se cila e konsumon ma shumë venën dhe cila birrën.

Në mesin e vendeve asht edhe Kosova me Shqipninë, ku thuhet se shqiptarët parapëlqejnë ma shumë birrën.

Simbas këtij raporti francezët e duen ma shumë venën, ndërsa gjermanët e duen ma tepër birrën.

Këto dy harta i ka krijue Jakub Marian tue i përdorë të dhanat nga Organizata Botnore e Shëndetësisë në konsumimin global të alkoolit.

vene
Në të tregohet edhe sa litra venë e birrë konsumojnë vendet e caktueme mbrenda nji viti, për kokë banori.

vene1

Mësohet se ma së shumti birra konsumohet nga gjermanët (106), Republika Çeke (149) dhe Austria (108). Ndërsa Shqipnia konsumon 20 litra për kokë banori.

Kosova asht llogarite me Serbi dhe thuhet se konsumohen 76 litra birrë për kokë banori në vit.

Vena asht ma e konsumueme në Portugali dhe Francë, mandej nga Andora, Danimarka, Sllovenia dhe Kroacia. Shqipnia konsumon vetëm 11 litra për kokë banori, ndërsa Kosova me Serbinë 23 litra.