Vetëtimat, ky asht vendi ku bien ma se shumti n’botë!

vetima

Liqeni venezuelian i Maracaibos asht vendi në Tokë ku bien ma shumë vetetima, me nji ritëm prej 233 vetimash për kilometër katror në vit, tue i marrë kreun basenit të lumit Kongo.

Ky klasifikim i ri asht rezultati i 16 viteve vezhgime të zhvillueme nga misioni i NASA’s, “Tropical Rainfall Measurement”.

Të dhanat, të grumbullueme nga aparatura LIS (Lightning Imaging Sensor) që asht i instaluem në nji satelit, janë publikue në gazetën e Shoqnisë Amerikane të Meteorologjisë nga nji grup studiuesish të koordinuem nga Rachel Albrecht, i universitetit brazilian të San Paolo dhe atij amerikan të Maryland.

Të kuptohet ma mirë aktiviteti i vetetimave dhe të zbulosh se ku dhe kur do të bien ma shumë, simbas studiuesve mund të ndihmojë për të kuptue ma mirë fenomene të tjera meteorologjike si stuhitë.

“Liqeni i Maracaibos ka nji gjeografi unike dhe nji klimë ideale për krijimin e stuhive”, tha nji nga autorët e studimit, Dennis Buechler, i universitetit të Alabamas.