Video: 3 kosovarë vjedhin villën Agnelli, familja që ka në pronësi Juventusin

Tre shtetas kosovarë janë personat të cilët kanë vjedhë villën Agnelli në 26 Mars, ditën e Pashkëve. Bahet fjalë për 50 vjeçarin Sedat Kurda resident në Milano, Femi Makolli 48 vjec dhe Florim Rexhepi 41 vjeç rezident në Cinisello Balsamo.

Vila Agnelli asht në pronësi të Allegra Agnelli, e veja e sipërmarrësit të njohun Italian Umberto Agnelli dhe nana e Andrea Agnelli, President i ekipit të Juventusit.

Simbas mediave italiane, 3 shqiptarët u arrestuen në Milano, ndërsa dyshohet se bajnë pjesë në nji bandë të përfshime në grabitje.

Në villën Agnelli ata kishin arritë me tejkalue monitorimin e mandej kishin hy e kishin vjedhë objekte, sidomos monedha antike, të cilat arrinin vlerën e miliona eurove.