Video: 4 vjeçarja ju len gojëhapun, hyn në librin e Rekordeve Guinnes

Anglisht, spanjollisht, gjermanisht, frangjisht, gjuhë kineze dhe arabe… përveç gjuhës së saj amtare, rusishten.

Kjo asht lista e gjuhëve të njohuna nga 4 vjeçarja Bella Devyatkina nga qyteti i Moskës, e cila hyn automatikisht në librin e Rekordeve Guinnes.

Gjatë show’it të talenteve “Njerëz të jashtëzakonshëm” që transmetohet në “TV Rossija 1”, vogëlushja ka kallxue se i kupton të shtatë gjuhët dhe mandej ka luejt e ka kcye në pritje të çmimit.

Ajo i ka lanë gojëhapun tanë të pranishmit në studio dhe shikuesit nga ekrani me talentin e saj.