Video: Ariu, luani e tigri, ”vllaznit” që jetojnë të pandamë prej 15 vjetësh

Të njohun si “The BLT”, Baloo, ariu i murrmë, luani Leo dhe tigri Shere Khan jetojnë prej 15-vitesh së bashku në nji vendstrehim të kafshëve.

Treshja asht gjetë gjatë nji kontrolli të policisë në Atlanta, Georgia në vitin 2001, kur ishin veç 3-muejshe. Ata ishin të kequshqyem dhe nën peshë.

Kafshët u morën prej aty dhe pamvarësisht dallimeve të dukshme nga njani-tjetri të shoqnuem me vështirësitë e muejve të fillimit, janë të pandashëm me njani-tjetrin.