Video: Arnold Schwarzenegger dëshmon pse vjetët janë vetëm numra

Arnold Schwarzenegger i nisi stërvitjet me pesha në moshë 15 vjeçare, ndërsa si 20 vjeçar fitoi titullin e ‘Mister Universe’ dhe mandej u shpall shtatë herë ‘Mister Olympia’.

Përkundër suksesit të madh në aktrim, si edhe në politikë, ai asnjiherë nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për ‘bodybuildingun’.

Ai ka qenë vazhdimisht prezent në gara të këtij sporti, si edhe ka shkrue libra dhe artikuj të shumtë për ‘bodybuildingun’.

Schwarzi konsiderohet padyshim ndër ‘bodybuilderat’ ma të mirë në histori. Ai tash asht 69 vjeç, por si gjithmonë, vazhdon të merret me sportin e tij të preferuem.