Video: As shiu e as stuhia nuk e ndalin Beyonce’n

Që Beyonce nuk ndalet para asgjaje, kjo asht e ditun, por që kishte me i rezistue edhe stuhisë, këtë nuk e dinim.

Ajo ka mbajtë mbramjen e kalueme nji koncert në Philadelphia, por ndryshe nga ç’pritej, nji stuhi e fuqishme dhe reshje të denduna shiu ka nisë pak minuta para se të fillonte koncerti.

Artistja 35-vjeçare jo vetëm që nuk e ka ndalue show’in, por e ka vazhdue pa humbur asnji notë e asnji lëvizje.