Video: Askush s’kishte me dasht nji festë të tillë ditëlindje

Baballarë e nana janë përfshi në nji sherr masiv gjatë ditëlindjes së nji fëmiu. Ngjarja ka ndodhë në Floridan Jugore.

Në pamje shihen fëmitë që largohen tue bërtitë nga të katër anët, derisa nanat e tyne kapen për flokësh. Sherri masiv nuk ka përfundue derisa në restorant mbërriti policia.

Nuk dihet ende se qysh nisi sherri, por burra e gra shihet të përfshihen në grushta me njani-tjetrin.