Video: Çka ndodhi me palestinezin derisa sulmoi me thikë ushtarët izraelitë!

Në nji video të publikueme së fundmi në internet shihet nji djalë me nji letër në dorë, fillimisht tue diskutue me disa ushtarë.

Siç thuhet në përshkrimin e saj, bahet fjalë për nji palestinez i cili mbasi po diskutonte me ushtarët izraelitë, i sulmon ata me thikë.

Thuhet se i riu ndalohet nga nji grup ushtarësh izraelitë, të cilët kerkojnë me i kontrollue dokumentet.

Mbasi i ofron dokumentin njanit prej tyne, në momentin kur ushtari asht i pavëmendshëm, i riu palestinez arrin me nxjerrë një thikë dhe me goditë atë në fytyrë.

Më pas, ai asht neutralizue nga ushtarët e tjerë të pranishëm aty, të cilët e kanë qëllue, tue e lanë të vramë.