Video: Dështon performanca, e fejuemja e qëllon me shigjetë në fyt

Gara në “America’ Got Talent” asht kthye në nji “katastrofë” për dy pjesëmarrës.

Kanadezi Ryan Stoc ishte gati për me ba nji performancë të shkëlyeme para jurisë dhe audiencës së pranishme, por fatkeqësisht, kjo ka dështue.

Partnerja në performancë, njikohësisht edhe e fejuemja e tij, Amber Lynn Walker e ka qëllue atë me nji shigjetë me flakë në fyt, në vend që të qëllonte objektivin, të cilin e mbante me gojë.