Video: Dua Lipa jep leksione shqip në televizionin e njohun britanik

Ka qenë e pamundun për mos u vnue re suksesi i Dua Lipës këtë vit, mbasi e kemi pa të na mahnitë me performancat e saj në skenat e ndryshme nëpër botë. Para disa ditësh ajo ishte e ftueme në BBC Radio 1 Live Lounge, ndërsa ndalesa e saj e rradhës ishte në nji ndër emisionet britanikë ma të ndjekuna “Sunday Brunch” në televizionin Channel 4.

Derisa Dua performoi hitin e saj “Blow Your Mind” , dy moderatorët Jim Lovejoy and Simon Rimmer suprizuen kangëtaren e talentueme shqiptare me disa byrekë të vegjël me spanak, për të cilët Dua u pohoi atyne që i pëlqen shumë dhe që janë tradicionalë në vendin tonë.

Mandej ajo filloi t’u mësonte prezentuesve fjalët magjike shqip, që ashtu si Dua edhe na duhet ta pranojmë se i thanë me të vërtetë shumë bukur.