Video: E jashtëzakonshme, dy artistë italianë knojnë ‘Moj e bukura More’

Nji version i jashtëzakonshëm i kangës arbneshe “O e Bukura More” vjen përmes interpretimit mjaft interesant të dy artistëve të njohun italianë, Lavinia Mancusi dhe Gabriele Gagliarini.

Kangëtarja italiane Mancusi asht nji nga zanat ma interesantë të muzikës folk klasike dhe jaz, ndërsa Gagliarini shquhet për interpretimet virtuoze të muzikës folk në instrumentet e perkursionit.

Artistët italianë që njihen për rekordin e shitjeve të albumeve të tyne, kanë ba pjesë të repertorit edhe kangën e knueme në gjuhën shqipe.

Kjo kangë ka memorizue kujtesën 600-vjeçare të nji atdheu të humbun. Simbas filologut arbnesh Dhimitër Kamarda, Moreja asht vendi nga ku u larguen shumica e arbneshëve të sotëm të Italisë. Ai thekson se “Moreja asht nji trevë e madhe, së cilës grekët i kanë ndryshue emnin dhe e kanë kthye në Peloponezi”.