Video: E kallin njani-tjetrin për me marrë ma shumë ‘Like’

Disa pamje të randa nga Rusia kallxojnë nji grup adoleshentësh që ndodhen mbi nji urë dhe i vnojnë zjarrin njani-tjetrit e mandej kcejnë në ujë dhe e tana kjo bahet për të marrë sa ma tepër pëlqime në rrjetet sociale.

Ngjarjet shokuese kanë ndodhë në qytetin jug-perëndimor të Rusisë, në Penza, ku janë publikue edhe dy video të adoleshentëve që i vnojnë flakën njani-tjetrit e mandej kcejnë nga ura.

Polciia ka arrestue nji nga djemtë, i cili në deklaratën e tij para hetuesve ka pranue se gjithçka e kanë ba për të marrë ma tepër “Like”.