Video e rrallë e shqiptarëve kur puthën tokën italiane!

Video të papublikueme më parë japin imazhet e shqiptarëve që rrezikuen jetën tue kalue kufinin detar përtej kufijve me Italinë.
Bahet fjalë për vitet ’90, kohën kur shumë shqiptarë hynë n’ambasada apo zgjodhën detin për me u largu nga Shqipnia.

Në video tregohen qartë emocionet e emigrantëve të parë shqiptarë, të cilët kanë puth tokën italiane.

Në disa intervista të shkurta shqiptarët, të cilët flasin me veshtirësi gjuhën italiane, rrefejnë tmerret që kanë kalu gjatë udhëtimit nga Durrësi në Brindisi.