Video: Gazetarja në Shqipni del me hashash në televizion, Policia…

Gazetarja Eni Vasili e hapi ndryshe emisionin e saj të mbramjes “Studio e hapur” në News 24 në Shqipni.

Ajo u shfaq në nisje të emisionit me nji bimë kanabisi në duer, për të kallxue se pikërisht për të fol sot politika e policia, për të punësohen njerëz dhe korren fitime marramendëse.

Por me të mbarue emisioni, oficerë të antidrogës kanë shkue në ambientet e televizionit “News24” për të sekuestruae bimën e kanabisit që drejtuesja e emisionit, Eni Vasili e shfaqi në TV.

Punonjësit e Policisë së Shtetit të Shqipnisë kanë ba sekuestrimin e degës së hashashit.