Video: Kanga patriotike rumune si himni shqiptar!

Jemi mësue ta ngojmë në shqip. Dhe, sa herë që shfaqet muzika dhe teksti i tij, na rrënqethet trupi.

Bahet fjalë pë himnin shqiptar dhe tekstin që kanga “Rreth flamurit të pëbashkuar” ka. Por, ajo që ka befasue asht që ky himn në Youtube po figuron si kangë patriotike rumune, apo si himn rumun.

Kjo gja ka shokue shqiptarët, të cilët nëpër rrjetet sociale e kanë shfaqë si shqetësim, ndërsa kanë nisë edhe debatet, ku disa prej tyne çojnë te përshtatja e tekstit te himnit rumun me atë shqiptar.