Video: Kerri fluturon në trotuar, “mrekullia” e pshton kalimtaren

Ky asht momenti i tmerrshëm kur nji automjet fluturon në rrugë, derisa përballë ka nji grue me nji fëmi të vogël në karrocë.

Mbrenda pak sekondash, grueja arrin të shmanget tue pshtue mrekullisht nga vdekja.

Video asht regjistrue pranë nji kafe në Manchester, kur nji kerr del nga rruga dhe përfundon në nji lulishte tue shkatërrue murin përreth. Video kallxon se qysh grueja shmanget nga përplasja e sigurt e kerrit.