Video: Kjo asht historia e seksit të Miss Universe që ndezi sherrin Trump- Clinton!

Nji bukuroshe venezueliane asht ba subjekt debati në fushatën zgjedhore amerikane.

Bahet fjalë për Alicia Machado, të cilën kandidati republikan, Donald Trump dikur e kishte quejt “Zoja Dosë” për shkak se ajo kishte shtue disa killa.

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton ia përmendi këtë fyemje gjatë debatit presidencial në kontekstin se si i ofendon Trump femnat.

Por Trump iu përgjigj në rrjetet sociale, tue thanë se Clinton duhet me gërmue për të kaluemen e Machados, tue theksue se ka nji video seksi për të.

Në fakt Machado ka ba seks gjatë nji programi reality show në Spanjë, të quejtun “Ferma”, i ngjashëm pak a shumë me “Big Brother”.

 

NINTCHDBPICT000270160096