Video: Kjo s’duhet me ju ikë, rrahja e deputetëve ukrainas n’televizion!

Deputetët e parlamentit ukrainas Oleksandr Vilkul dhe Voldjmjr Parasjuk, janë rrah keq në prezencë të gazetarëve, raportojnë mediat ukrainase.

Ngjarja e turpshme ka ndodh mbas nji debati televiziv ku ishin të ftuem si mysafirë, dhe ndërsa po largoheshin nga objekti deputetët filluen me akuzue njani-tjetrin rreth situatës aktuale që po mbizotnon në këtë vend.

Por, dëshmitarët okularë kanë deklarue se Parasjuk e kishte prit Vilkulin jashtë studiove të televizionit, dhe menjiherë iu vërsul, gja që edhe ai nuk e kishte prit krahëhapun.

Situata doli aq keq nga kontrolli sa sigurimi i televizionit u detyrue me ndërhye për me qetësue situatën.

Parasjuk i thotë Parasjukut se do t’ia gërvishte kerrin e parkuem jashtë dhe se ai asht bashkëpunëtor i Kremlinit që ka sjellë luftën n’Ukrainë.