Video: Kritikohet filmi i Hollywoodit që flet për shqiptarët

Filmi i shumëpritun i Hollywoodit “War Dogs’, ku luejnë Jonah Hill, Miles Teller, Ana de Armas dhe Bradley Cooper po shfaqet në kinematë shqiptare. Por, ky film ka zhgënjye shumë kritikë të filmit shqiptar, sepse vihet në pah ana e errët e shqiptarëve, kurse filmi bazohet në ngjarje të vërtetë, shkruen ‘balkaninsight.com’.

Filmi asht bazue mbi historinë e mashtrimit të Pentagonit me tregtinë e municioneve nga tregtari Efrahim Diveroli. Tre minuta të filmit i kushtohen edhe pjesës shqiptarë të kësaj historie.

Për 3 minuta, vëmendja e Hollywoodit përqendrohet në Shqipni, në blemjen e armëve, në Gërdecin e vitit 2008 nga dy protagonistet Jonah Hill dhe Miles Teller.

Nji tjetër arsye pse shqiptarët mund të ndjehen të zhgënjyem me filmin asht e thjeshtë, nji nga personazhet shqiptare flet rumanisht në vend të shqipes.