Video: Kur deputeti kcen me nji kangëtare!

Kryetari i PDK’s, deputeti Nard Ndoka, asht paraqit para publikut shumë më ndryshe nga ç’jemi mësue me pa.

Ndoka bashkë me kangëtaren Greta Koçi kanë kcy në spektaklin “Dance with Me” në Tv Klan.

Performanca e deputetit me kangëtaren, e cila asht angazhue pranë Partisë Demokratike ka marrë duartrokitjet e krejt spektatorëve.

Nard Ndoka asht politikani i parë shqiptar që merr pjesë në nji program vallëzimi.

“Jam shumë i lumtun që jam pjesë e këtij programi i cili asht ma i bukur se politika dhe kolegët e mi të ri, janë ma të mirë se ata në Parlament. Unë jam këtu se jam ndryshe”, asht shpreh ai gjatë spektaklit. /albeu.com/